




Keni një faqe interneti por dizajni i saj nuk ju pëlqen më ose, thjeshtë, dëshironi të ridizenjoni faqen duke ju përshtatur tendencave të fundit...
Bazuar në kërkesat dhe nevojat tuaja, stafi yne është i gatshëm të ndërtojë dhe krijojë për ju një dizejnim të ri për faqen tuaj ekzistente ose për faqen tuaj të re...
Ju vijmë në ndihmë me krijim logosh, kartvizitash, postera si dhe me dizejno për portale si WordPress apo Joomla, dhe jo vetëm...
Dizenjimi i një faqeje interneti mund të duket një barrë e rëndë për këdo ose diçka e papërfillshme për çdokënd tjetër, por për stafin tonë është një kënaqësi dhe një mundësi e mirë për të vënë në punë krijimtarinë dhe idetë tona në ndërthurje të plotë e të mirfilltë me kërkesat dhe nevojat tuaja. Profesionalizmi i dizenjatorëve tanë të talentuar mund "të verë në skenë" një shfaqje të madhe nën regjinë e nevojave tuaja.
Stafi ynë është i specializuar për çdo lloj dizajni, qoftë ky për faqen tuaj të internetit apo dëshironi të krijoni një logo për biznesin tuaj. Eksperienca dhe profesionalizmi i stafit tonë bën që tju shërbejmë në mënyrën më të mirë dhe me korrektesë absolute. Konkretisht ne ju ofrojmë të mëposhtmet por nuk limitohemi me to:
Duke plotësuar formularin e mëposhtëm, ju mund të na dërgoni kërkesat tuaja dhe të kërkoni informacion më të detajuar për ofertat tona duke u bazuar në kërkesat dhe nevojat tuaja.Oferta do të jetë e personalizuar dhe e dedikuar vetëm për ju.