Programim dhe Zhvillim Faqe Interneti, Sisteme, Programe

Nepermjet zgjidhjeve tona per programime dhe zhvillime web, ju do te keni nje prezence sa me te madhe dhe, mbi te gjitha, profesionale ne mjedisin online, internet. Krenohemi me punet tona te deri-tanishme duke qene se kemi krijuar, programuar e zhvilluar aplikacione per biznese, institucione dhe individe te ndryshem ne fusha te ndryshme; aplikacione keto komplekse dhe te rendesishme per klientet tane.
Ekipi yne ka kapacitetet e duhura per te zhvilluar aplikacione dinamike duke i nisur ato nga zero, por dhe per te zhvilluar aplikacione te ndryshme qe kerkojne edhe ekspertizen e integrimit te tyre me aplikacione apo sisteme ekzistente. Te gjitha keto aplikacione, sisteme dhe programe mund dhe do tja u bejne punen tuaj shume here me te thjeshte duke shkurtuar kohen qe i kushtonit ketyre veprimtarive dhe duke ja alokuar ate kohe proceseve te tjera me te rendesishme.
Limbazhet e programimit qe ne bazohemi me shume jane PHP te nderthurura me JavaScript dhe me suport baze te dhenash nga MySql. Por, mbeshtetur ne kapacitetin e stafit tone, jemi te afte dhe shume konfident ne aftesite tona, ndaj ju ofrojme me po aq profesionalizem edhe programime dhe zhvillime te ndryshme aplikacionesh web ne Asp.Net te bazuara ne baze te dhenash MsSql te te gjitha niveleve.

Pervec produkteve (aplikacioneve) tashme te maturuara, zhvillojme per ju, biznesin tuaj dhe nevojat tuaja aplikacione te personalizuara dhe unike per:

  • Dyqane elektronike (eShop)
  • Portale per qellime dhe nevoja te ndryshme (lajme, informacione, lojra, etj)
  • Faqe interneti per prezantim firme, personi, organizate, institucioni
  • Aplikacione per operim online ose intranet
  • Aplikacione per Facebook
  • Faqe interneti dhe sisteme per agjensi turistike
  • Faqe interneti per agjensi imobiliare

Procesi Zhvillimit

Etapat

Zhvillimi i aplikacioneve, programeve dhe sistemeve web perfshin disa etapa fikse dhe jo te anashkalueshme per vizionin tone te punes.

Ide Skematike Analize

Faza e Analizes

Para se te fillojme punen me projektet web qe na propozohen, duhet te percaktojme rentabilitetin e investimit tuaj. Kjo kryhet vetem me ane te nje procesi analize kompleks i pasuar nga nje proces i vazhdueshem i analizimit te te dhenave per matjen e performances. Ne kete menyre, ne mund te nxjerrim anet pozitive dhe negative te propozimeve tuaja dhe perpiqemi te bashkeveprojme me ju per te arritur ne nje perfundim sa me rentabel dhe te kenaqshem per ju dhe per nevojat tuaja.

Projektim Website

Projektimi

Hapi tjeter, ai i projektimit te gjithckaje, eshte nje hap qe kryhet ne bashkepunim total me ju. Merren parasysh propozimet, kerkesat dhe nevojat tuaja dhe projektohet nje zgjidhje e cila i permban te gjitha keto. Projektimi kryhet ne te pakten dy versione dhe perfshin totalisht anen teknike dhe funksionale te gjithe sherbimit.

Design i faqes - Web DesignDesign

Duke rene dakord ne piken e mesiperme, ate te projektimit, kalojme ne hapin tjeter, ate te dizejnimit, ku stafi yne, bazuar ne hapat e mesiperm, krijon nje dizajn te pershtatshem ku do te integrohen gjithe kerkesat dhe nevojat tuaja apo dhe te sistemit/faqes qe deshironi. Edhe ne kete hap, ne ju propozojme te pakten dy versione/modele ku sebashku vendosim se me ke model/version do te ecim perpara ne realizimin e sherbimit.

Demo

Prototipi dhe Demo

Me pas avancojme duke krijuar nje prototip te sherbimit perfundimtar. Ky prototip do te jete per demonstrim dhe do te jete thjeshtesisht funksional. Ky eshte momenti ku mund tu rikthehemi hapave te meparshem per te kryer rregullimet apo ndryshimet e fundit.

implementimi

Implementimi

Pasi studiojme dhe provojme vizualisht produktin, fillojme me implementimin e gjithe sherbimeve dhe funksioneve te nevojshme per te. Implementimi i sherbimeve behet hap pas hapi duke i testuar nje nga nje.

Testim Website

Testimi

…dhe keshtu arrijme ne nje nga fazat me te rendesishme te realizimit te produktit perfundimtar, ne ate te testimit fizik dhe funksional te produktit nga te dyja palet: ju dhe stafi juaj dhe ne, stafi realizues. Ne kete faze testohen gjithe sherbimet dhe verifikohet mirefunksionimi i gjithesecilit prej tyre perpara se produkti te lancohet online.

Ide Skematike Analize

Lancimi

Duke u bindur qe gjithcka eshte gati per tju ofruar publikut, behet lancimi i produktit.