


Sistemet e menaxhimit apo administrimit të përmbajtjes janë aplikime që ne ju ofrojmë për të administruar lehtë dhe në kohë reale faqen tuaj...
Aplikime të bazuara mbi teknologjinë më të fundit të zhvillimit të faqeve të internetit me funksione si krijim apo modifikim destinacionesh apo ofertash turistike
Dyqanet elektronike janë tendeca më e fundit e biznesmenëve në mbarë botën, trend që me ndihmën tonë bëhet i mundur edhe në Shqipëri
Duke plotësuar formularin e mëposhtëm, ju mund të na dërgoni kërkesat tuaja dhe të kërkoni informacion më të detajuar për ofertat tona duke u bazuar në kërkesat dhe nevojat tuaja.Oferta do të jetë e personalizuar dhe e dedikuar vetëm për ju.
Tendenca më e fundit e biznesmenëve të kohëve të sotme ka kaluar nga dyqanet tradicionale, fizike që dijmë të gjithë në dyqane elektronike. Kjo tendencë e re favorizohet nga kostot e ulta që ofron kjo zgjidhje e re dhe nga prakticiteti që ofron. Stafi ynë ju mundëson "transferimin" apo "kopjimin" e dyqanit tuaj tradicional në një dyqan elektronik duke ju mundësuar lançimin në biznesin elektronik. Profesionalizmi dhe eksperienca jonë do t'ja u bëjë më të lehtë veprimtarinë tuaj në biznesin elektronik duke ju asistuar hap pas hapi në çdo vendim.
Ofrojmë dyqane elektronike për çdo biznes që mund të inkuadrohet në këtë trend të ri biznesi si : dyqane për veshmbathje, dyqane për elektro-shtëpiake, dyqane për pajisje elektronike, dyqane për mobileri, dyqane për kinkaleri...por nuk limitohemi me kaq. Vetëm kërkesa juaj limiton imagjinatën tonë!
Të kesh një faqe interneti, sot nuk është më një luks por një detyrim ndaj biznesit tuaj, klientëve tuaj, partnerëve tuaj, por të kesh një faqe interneti ne standartet më të larta teknologjike dhe që të përmbushë të gjitha kërkesat tuaja, është detyrimi ynë ndaj jush, biznesit tuaj, klientëve tuaj, partnerëve tuaj. Stafi ynë i specializuar në fushën e projektimeve dhe zhvillimeve të faqeve të internetit është i gatshëm t'ju vijë në ndihmë për të krijuar imazhin tuaj në internet në standartet më të larta teknologjike, me korrektësinë dhe profesionalizmin që e karakterizon.
Stafi ynë është i specializuar dhe i aftë t'ju shërbejë çdo ekzigjencë duke u bazuar në eksperiencën dhe në idetë brilante që zotëron, me produkte të gatshme të krijuara nga ne, me produkte të personalizuara apo edhe me produkte të tjera të gatshme të modifikuara për nevojat tuaja.
Sistemi i administrimit të përmbajtjes është një aplikim software e destinuar për të krijuar dhe mirëmbajtur një faqe interneti duke filluar nga pamja grafike e duke vazhduar me strukturën e tekstit, krijimin e faqeve, përmbajtjen e tyre, etj, pa qënë e nevojshme njohja e ndonjë gjuhe programimi.
Nësë nuk jeni të ambjentuar me terma si HTML, tag, a href, div, img src, etj, nuk duhet të shqetësoheni; krijimi, shtimi, modifikimi apo fshirja e një faqeje, një artikulli, një produkti, një fotografie në faqen tuaj, me anë të këtij aplikimi, është po aq e thjeshtë sa të shkruash një dokument në Word, ta modifikosh atë apo ti shtosh fotografi atij dokumenti.
Me fjalë të tjera, një aplikim i tillë shmang nevojën e një specialisti IT dhe transferon këto kompetenca nga departamenti IT tek departamenti i mardhenieve me publikun, i marketingut apo i shitjeve.
Përdorimi i SAP është i nevojshëm dhe e sygjerojmë të përdoret për administrimin e faqeve te internetit të thjeshta ku publikohen informacione bazë të biznesit tuaj apo të ndërmarrjes tuaj; faqe jo komplekse ku qëllimi kryesor është prania në internet me informacionet bazë dhe me fotografi por edhe për portale të mëdha. Në këtë kontekst, ne ofrojmë tre kategori të ndryshme SAP:
1. SAP Fillestar
Ofron mundësinë e krijimit të faqeve, modifikimit të tyre dhe fshirjeve të tyre; shtim, modifikim dhe fshirje fotografish; formular kontakti.
2. SAP Mesatar
Përveç funksioneve që ofron SAP Fillestar, ofron mundësinë e një galerie fotografish, menu të personalizuar, shtim, modifikim apo fshirje dokumentash word, excel, pdf, txt, zip, ppt, etj; modul kërkimi; modul reklamash.
3. SAP Profesional
Përveç funksioneve që ofron SAP Mesata, ofron mundësinë e nje moduli artikujsh të ndarë në kategori ku kategoritë dhe artikujt mund të shtohen, modifikohen apo fshihen; modul videosh; modul për parashikimin e motit; modul për shkëmbimin valutor; slideshow dhe efekte të ndryshme ajax.
Cdo SAP është ndërtuar në PHP dhe MYSQL; siguria ofrohet nga teknologjia më e fundit e sigurisë në PHP; përfshin mundësinë e url rewrite që lehtëson google të indeksojë faqen tuaj. Paketat e mësipërme nuk janë fikse dhe mund të adaptohen për nevojat tuaja.
Interneti është bërë mjeti i informimit më pak i kushtueshëm, më i përdorshëm dhe më i shpejtë në mbarë botën, trend ky që kohët e fundit po fiton shumë terren edhe në vendin tonë. Në këtë trend, nuk mund të mungonin edhe agjensitë turistike, të cilat e kanë më të nevojshme se kurrë prezencën e tyre me ofertat e përditësuara të paketave turistike. Stafi ynë, i ndihmuar nga eksperienca në vende të tjera të rajonit, ju vjen në ndihmë me zgjidhjet më të mira teknologjike dhe më moderne duke ju ofruar një portal turistik ku do të mund të vendosni të gjitha ofertat tuaja (qofshin këto paketa turistike, oferta turistike, bileta avioni, bileta trageti, bileta autobuzi...dhe jo vetëm) dhe ku vizitorët mund të zgjedhin dhe të informohen më saktë, më mirë dhe në një kohë shumë më të shkurtër për gjithçka që kanë nevojë.
Ajo që ne ju ofrojmë është një aplikim i bazuar mbi teknologjinë më të fundit të zhvillimit të faqeve të internetit me limbazhin e programimit PHP/MYSQL dhe Ajax. Funksionet që ka ky aplikim janë: krijim kategorish mbi bazën e ofertave apo mbi bazën e destinacionit; krijim destinacioni; krijim ofertash apo paketash turistike deri në detajin më të vogel; krijim ofertash "Last Minute"; krijim ofertash për bileta avioni, trageti apo autobuzi; prenotime online vetëm duke plotësuar një formular të thjeshtë... e shumë të tjera.