Shërbimet Tona

Sherbime Albmania

PROGRAMIM WEB

Zhvillimi i faqeve te internetit nga ana jone ju siguron lehtesi ne perdorim, komoditet, siguri ndaj cdo sulmi dhe, mbi te gjitha, kenaqesi ne navigim. Ju do te jeni prezent ne cdo skaj te Botes ne te njejten kohe pa udhetime te lodhshmelexo me shume →

DIZEJNIM

Njohurite teknologjike dhe inovative bejne qe idete tona te jene unike, moderne, praktike, dhe jo vetem. Stafi yne eshte diplomuar ne Akademine e Arteve ne Shqiperi dhe ne Europe dhe ka eksperience disa vjecare… lexo me shume →

HOST & DOMAIN

Eksperienca ne fushen e teknologjise se informacionit na ka mesuar te zgjedhim me te miren ne shumellojshmerine e sherbimeve hosting dhe tju ofrojme ju sherbimin perfekt. Host ne servera te dedikuar dhe domaine .ALlexo me shume →

Website, faqet e internetit, per qellime prezantimi duhet te jene pasqyra e biznesit tuaj ne mjedisin online; duhet te nderveproje ne nje menyre sa me eficiente me vizitoret e tij dhe ti transformoje ata ne bleres e me pas ne kliente te perhershem. Per ne, krijimi i nje faqeje interneti eshte themeli i biznesit ne mjedisin online dhe eshte shume e rendesishme te jete nje website profesional i cili te fitoje besimin e vizitoreve dhe te permbaje disa elemente marketingu te caktuara per te patur nje koeficient konvertimi sa me te larte te vizitoreve dhe klienteve potenciale ne kliente te perhershem.

Faqet e internetit per tregeti online, ashtu sic jane dyqanet elektronike, website me katalogje produktesh apo faqet e internetit te agjensive turistike, ne i asociojme me nje (apo disa) agjent shitjesh te cilet nuk lodhen kurre dhe qe perpiqen tju ndihmojne per te arritur target-et tuaja me lehte dhe me shpejte, per te informuar vizitoret dhe/apo te interesuarit ne lidhje me produktet apo sherbimet qe ju ofroni, dhe per te mbledhur informacione te rendesishme rreth klienteve tuaj potenciale. Nje faqe e tille, e ndertuar ne menyren e duhur, eshte hapi i pare i lidhjes suaj te forte me klientin. Shumica e vizitoreve nuk do te behen menjehere klientet tuaj – statistikisht vetem 2% e vizitoreve real te website tuaj behen klientet tuaj – ndaj ne perpiqemi te gjejme zgjidhjen me eficiente per ju dhe faqen tuaj te internetit, qe vizitori te lere te dhenat e tij ne faqen tuaj (Emer, nr telefoni, adrese email; te beje Like ne Facebook apo Follow ne Twitter) dhe ti mbetet ne mendje faqja juaj qe, ne nje te ardhme te afert te kujtohet per ju kur te kete nevoje per produktet dhe sherbimet tuaja, ose ju ta kontaktoni here pas here nepermjet menyrave te kontaktit revolucionare qe ekzistojne ne ditet e sotme.