Sisteme Për Administrimin e Përmbajtjes (CMS)

Sisteme Per Administrimin e Permbajtjes (CMS)

Sistemi i administrimit te permbajtjes eshte nje aplikim software e destinuar per te krijuar dhe mirembajtur nje faqe interneti duke filluar nga pamja grafike e duke vazhduar me strukturen e tekstit, krijimin e faqeve, permbajtjen e tyre, etj, pa qene e nevojshme njohja e ndonje gjuhe programimi.
Nese nuk jeni te ambjentuar me terma si HTML, tag, a href, div, img src, etj, nuk duhet te shqetesoheni; krijimi, shtimi, modifikimi apo fshirja e nje faqeje, nje artikulli, nje produkti, nje fotografie ne faqen tuaj, me ane te ketij aplikimi, eshte po aq e thjeshte sa te shkruash nje dokument ne Word, ta modifikosh ate apo ti shtosh fotografi atij dokumenti.
Me fjale te tjera, nje aplikim i tille shmang nevojen e nje specialisti IT dhe transferon keto kompetenca nga departamenti IT tek departamenti i mardhenieve me publikun, i marketingut apo i shitjeve.

Perdorimi i SAP eshte i nevojshem dhe e sygjerojme te perdoret per administrimin e faqeve te internetit te thjeshta ku publikohen informacione baze te biznesit tuaj apo te ndermarrjes tuaj; faqe jo komplekse ku qellimi kryesor eshte prania ne internet me informacionet baze dhe me fotografi por edhe per portale te medha. Ne kete kontekst, ne ofrojme tre kategori te ndryshme SAP:

1. SAP Fillestar
Ofron mundesine e krijimit te faqeve, modifikimit te tyre dhe fshirjeve te tyre; shtim, modifikim dhe fshirje fotografish; formular kontakti.

2. SAP Mesatar
Pervec funksioneve qe ofron SAP Fillestar, ofron mundesine e nje galerie fotografish, menu te personalizuar, shtim, modifikim apo fshirje dokumentash word, excel, pdf, txt, zip, ppt, etj; modul kerkimi; modul reklamash.

3. SAP Profesional
Pervec funksioneve qe ofron SAP Mesata, ofron mundesine e nje moduli artikujsh te ndare ne kategori ku kategorite dhe artikujt mund te shtohen, modifikohen apo fshihen; modul videosh; modul per parashikimin e motit; modul per shkembimin valutor; slideshow dhe efekte te ndryshme ajax.

Cdo SAP eshte ndertuar ne PHP dhe MYSQL; siguria ofrohet nga teknologjia me e fundit e sigurise ne PHP; perfshin mundesine e url rewrite qe lehteson google te indeksoje faqen tuaj. Paketat e mesiperme nuk jane fikse dhe mund te adaptohen per nevojat tuaja.