Sisteme, Programe dhe Faqe Interneti Per Agjensi Turistike

Sisteme, Programe dhe Faqe Interneti Per Agjensi Turistike

Interneti eshte bere mjeti i informimit me pak i kushtueshem, me i perdorshem dhe me i shpejte ne mbare boten, trend ky qe kohet e fundit po fiton shume terren edhe ne vendin tone. Ne kete trend, nuk mund te mungonin edhe agjensite turistike, te cilat e kane me te nevojshme se kurre prezencen e tyre me ofertat e perditesuara te paketave turistike. Stafi yne, i ndihmuar nga eksperienca ne vende te tjera te rajonit, ju vjen ne ndihme me zgjidhjet me te mira teknologjike dhe me moderne duke ju ofruar nje portal turistik ku do te mund te vendosni te gjitha ofertat tuaja (qofshin keto paketa turistike, oferta turistike, bileta avioni, bileta trageti, bileta autobuzi…dhe jo vetem) dhe ku vizitoret mund te zgjedhin dhe te informohen me sakte, me mire dhe ne nje kohe shume me te shkurter per gjithcka qe kane nevoje.

Ajo qe ne ju ofrojme eshte nje aplikim i bazuar mbi teknologjine me te fundit te zhvillimit te faqeve te internetit me limbazhin e programimit PHP/MYSQL dhe Ajax. Funksionet qe ka ky aplikim jane: krijim kategorish mbi bazen e ofertave apo mbi bazen e destinacionit; krijim destinacioni; krijim ofertash apo paketash turistike deri ne detajin me te vogel; krijim ofertash “Last Minute”; krijim ofertash per bileta avioni, trageti apo autobuzi; prenotime online vetem duke plotesuar nje formular te thjeshte… e shume te tjera.

Tashme kemi nje produkt te maturizuar ne kete fushe, produkt ky qe po perdoret nga disa agjensi turistike ne Shqiperi dhe qe po tregon sukses ne kete fushe pasi ofron lehtesira te medha per agjensie turistike e cila, ne vend qe te merret cdo moment me kujdesin e te qenit prezent ne mjedisin online, mund te kanalizoje burimet e saj njerezore ne drejtime te tjera te cfaredollojshme ne interes te aktivitetit te saj, pasi sistemi i ideuar nga ne punon si nje (apo me shume) agjente shitjesh; eshte prezent ne menyre automatike ne rrjetet sociale me te frekuentuara (Facebook, Twiiter, Google+) dhe “detyron” motorrin me te madh te kerkimit ne internet, Google, ta rendisi lart e me lart per kerkime te lidhura me turizmin. Te gjitha keto behen te mundura pasi menyra e ndertimit te ketij sistemi ja lejon dhe ja ben te mundura keto aftesi. Sistemi eshte programuar ne ate menyre qe te afroje sa me shume robotet e motorrave te kerkimit dhe tu jape atyre informacionin qe nevojitet; pra, eshte implementuar nje strategji e mirefillte e nje procesi jetik ne kete fushe, sic eshte ai i Optimizimit per Motorrat e Kerkimit (Search Engine Optimization – SEO).

Per me shume informacione dhe detaje, mos nguroni te na kontaktoni!