Interneti ne tranzicionin Shqipetar
Sep 17, 2011 | Blog
Nuk mund te gjykoj vendimet dhe mendimet e te tjereve per aq kohe sa jane vendime dhe mendime personale qe nuk ndikojne ne vendimet dhe mendimet e mia personale, por nuk mund te le pa permendur faktin se "shqipetaret nuk i ka lene mbrapa Enveri" (ashtu sic flasin shume poshte e perpjete), por i ka lene mendjelehtesia dhe mendjemadhesia e injorances se pandryshueshme qe permban ADN jone, ADN e shqipetarit. Ne kete artikull nuk do te shkruaj per gjithe historine e Shqiperise por do te flas vetem per aspektin e internetit ne tranzicionin shqipetar, per menyren se si e shohim ne internetin dhe se kush jane mendimet e para qe na vijne ne mendje ne momentin qe mendojme fjalen "internet".
Interneti ne Shqiperi ka filluar te shperndahet me vonese shume te madhe, madje me vone se ne vende qe ishin ne lufte si Kosova apo Azerbajxhani, por edhe se me vonese, impakti qe pati ne shoqerine shqipetare ishte shume i madh por jo i frytshem, ashtu sic pritej. Shume shpejt lulezuan "Internet Coffee" neper cdo qoshe pallati por per ke? Per cfare? Pjesa me e madhe e shoqerise aktive shqipetare nuk kishte as idene me te vogel se cfare mund te beje me nje kompjuter dhe jo me te navigonte ne internet. Gjithsesi, me kalimin e kohes dhe me shume kompjutera te dale jashte perdorimit, filluam te mesojme (mbi bazen e shume kurseve te ndryshme per perdorim kompjuteri, etj) te navigojme ne internet, dhe u "ngulem" pikerisht ne vende ku kemi ngelur ende pa levizur: "Facebook", "Youtube" dhe website me pornografi.
Cfare kuptoni me fjalen "internet"? Cfare simbolizon "interneti"? Jam i sigurte qe pjesa me e madhe prej nesh, kur lexon keto dy pyetje, con neper mend kryesisht "Facebook" dhe me pas te tjerat me radhe dhe shume pak prej nesh nuk e fut "Facebook" ne kete ekuacion; Pjesa me e madhe prej nesh kalon 90% te kohes ne internet ne Facebook dhe pjesa me e madhe prej nesh kalon mbi 4-5 ore kohe ne internet. E nxirrni vete perfundimin e ekuacionit?
